Covid-19/ Meta: Opozita mbështetëse e masave kufizuese më herët se qeveria

Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, foli në lidhje me situatën që ka pëfshirë vendin pas pandemisë së COVID-19.

Meta e konsideroi situatën në vend të vështirë, por shtoi se në kushtet e një pandemie apo fatkeqësie është e qendrueshme dhe pozitive.

“Një situatë të vështirë, por në kushtet e një pandemie apo të një fatkeqësie që e kemi pranuar të gjithë, është një situatë e qendrueshme dhe pozitive në këto aspakte:

Masat që janë marrë deri tani dhe mënyra sesi kanë reaguar qytetarët në tërësi kanë bërë të mundur që ne mos të kemi një situatë të rëndë dhe të mundësisë së menaxhimit në shëndetin publik, që janë dhe në front të parë.

Pra në shumë parametra paraqitet pozitive, nuk është për të qenë të kënaqur, pasi kemi humbje e jetëve që janë gati 25 qytetarë, apo për infektimin e personelit mjekësor. Sidoqoftë në raport me një situatë që mund të dilte jashtë kontrollit, nëse nuk do të kishte pasur një bashkëpunim më të mirë deri tani, situate është positive. Duhet të kemi një partneritet shtet-qytetar”, tha Meta.

I pyetur në lidhje me debatin mbi testimet që kërkon vazhdimisht opozita për peronat e infektuar më COVID-19, Meta tha se vende të ndryshme në përballjen ndaj këtij virusi kanë treguar eksperienca të ndryshme.

“Kjo pandemi është një lloji të veçantë për arsye se nuk po e luftojnë vetëm ne, por në nivel global dhe me një virus ende të pa identifkuar mirë nga pikpamja shkencore, dhe vende të ndryshme kanë treguar përvoja dhe eksperienca të ndryshme. Për ne është e rëndësishme mos të humbasim durimin dhe të rrisim efikasitetin që ta kemi nën kontroll, por edhe për të dalë drejt normlitetit në një rrugë të sigurt dhe të displinuar.

Kjo situatë deri tani është paraqitur e qendrueshme në tërësi, të gjithë kanë kontributetet e tyre dhe opozita ka qenë mjaft aktive, që para shumë kohësh që para se të shfaqej pacienti i parë që të merreshin masa, opozita ka qenë mbështetëse e masave kufizuese më shumë sesa qeveria. Ka kërkuar testime duke menduar se kjo do të ndihmojë situatën dhe do në gjurmimin e rasteve.

Është e sigurt që virusi nuk ka as paragjykime as preferencë partiake, është një shqetësim për të gjithë. Fakti që ka mendime ndryshme është më mirë sesa mos të kishte asnjë mendim. Vetë qeveria është në një proces të vazhdueshmë të vlerësimit dhe rivlersimit, pasi ky është një virus i panjohur. Fakti që në Itali ka një përmirësim të trendit na ndihmon për të qenë edhe ne më optimist që së shpejti dhe në vendin tonë do ta kalojmë këtë situatë”, tha Meta.

Exit mobile version