“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”/ Gazment Bardhi përplaset me Lindita Nikollën tek dera e selisë së Kuvendit

Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla tek dera e selisë së Kuvendit.

“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”, i është drejtuar ai.

Ndërsa Lindita Nikolla iu drejtua: “Ke shkelur rregulloren”.

“Ti ke 2 muaj që ke shkelur rregullore, duke mos zbatuar vendimet”, iu përgjigj Bardhi.

Më pas, deputeti i PD-së ka hyrë drejt sallës së mbledhjes.

Gazment Bardhi shkoi në selinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Konferencës se Kryetarëve për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Exit mobile version