Bylykbashi: Propozuam 6 pika, mazhoranca do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat, ne nuk do e lejojmë!

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas takimit të sotëm mes palëve ku ka deklaruar se, opozita ka propozuar 6 paketa për reformën zgjedhore.

Pjesë e tryzës së sotme sipas tij ka qenë edhe procesi i emërimeve në sistemin e drejtësisë dhe përzgjedhja e gjyqtarëve.

“Ne propozuam një paketë me 6 pika në tryzën e sotme. Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është i vogël, këta gjyqtarë të zgjidhen me short dhe të jenë të pavarur. ODHIR ka prioritet një gjykatë të pavarur, Gjykata e Posaçme ishte nën presionin e vettingut. Duhen eliminuar praktikat që kapin gjyqësorin”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi sqaroi propozimin e opozitës për gjyqtarët, ndërsa tha se ky propozim hasi një reagim të fortë nga mazhoranca.

“Sot opozita bëri prozimin e paketës tjetër në përputhje me kalendarin e  miratuar. Opozita ka prezantuar tashmë 6 paketa dhe do të ketë edhe një të shtatë. Propozimi i sotëm ishte shumë i rëndësishëm, sështë një element themelor, e drejta për t’ju drejtuar një gjykate të pavarur, që për fatin e keq të shqiptarëve jo vetëm që nuk u garantohen zgjedhje por u mohohet edhe e drejta për tu ankuar në një gjykatë të pavarur.  Kjo konstatohet edhe nga raporti i OSBE.

Duke qenë se është një rekomandim prioritar, duke qenë se pa një garanci gjyqësore procesi zgjehdor nuk mund të jetë kurrë një proces në përputhje me standartet demokartike, kjo paketë është telbësorepër të arritur kompromison. Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca, e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat. Ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion. Ne këtë nuk do e lejojmë”, tha Bylykbashi.

Exit mobile version