Brukseli mbështet financiarisht Shqipërinë dhe Kosovën kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19. Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga një fond i tillë do të jetë edhe Shqipëria me 180 milionë euro dhe Republika e Kosovës me 100 milionë euro.

Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Evropian.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro që do të jepen si huazim.

Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë aktualisht në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor.

Exit mobile version