Brazil, portieri vrasës rikthehet në fushë

Nga burgu në fushën e blertë. Kjo është me një fjali historia dramatike e ish-portierit të Flamengos, Bruno Fernandes de Souza. I dënuar nga Shkalla e Parë e gjyqësorit me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e të fejuarës, Eliza Samudio, portieri brazilian tashmë ka arritur të gjejë një klub ku të aktivizohet. Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Boa Esporte që militon në Serie B të kampionatit Minas Gerais. Bruno do të prezantohet zyrtarisht ditën e martë ku do të jetë në çdo kuptim një futbollist i licencuar dhe tashmë në pritje të vendimit të Apelit, ka mundësinë të zbresë në fushën e lojës.
Gjithsesi, nëse në Apel vendimi do të konfirmohet atëherë me siguri ai duhet të heqë dorë nga kontrata e re dhe të kthehet në burg për të vuajtur dënimin. Përpara arrestimit, ish-portieri i Flamengos ishte edhe në orbitën e kombëtares për të marrë pjesë në Botërorin 2014. Vendimin e parë gjykata e mori në vitin 2013 dhe më 24 shkurt ai doli nga burgu. Vrasja e ish-të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë, por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.

Exit mobile version