Bie ndjeshëm numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24-orëve të fundit ka rënë ndjeshëm numri i viktimave si pasojë e Covidit në Kosovë, ku janë regjistruar vetëm 3 humbje jete.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në rreth 9869 mijë. Ramadani ka njoftuar edhe për shërimin e 125 pacientëve.

Exit mobile version