Berisha-Ramës: Do të takohesh me ferrin, mos provoko qytetarët me zgjedhje pa opozitën

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë në asnjë mënyrë zgjedhje pa opozitën me 30 Qershor. Ai paralajmëroi Ramën për pasojat që do të sillte një provokim i tillë për qytetarët. “Mos provoke qytetarët me zgjedhje pa opozitën se do të takohesh me ferrin”, tha Berisha.

Berisha: Marrëveshje të dytë me Ramën nuk besoj se mund të bëjë njeri me Ramën.
Sulo: Çfarë nënkuptoni me përplasje të fuqishme?
Berisha: Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj

Sulo: 30 qershori se si po shkojnë punët duket që nuk do të ketë negociatë. Ndërkombëtarët nuk do të jenë. Edhe sot Soreca tha kjo është një punë shqiptare. Edhe amerikanët nëpërmjet zotit Palmer. Tani elektorati i PS-së do shkojë të votoj dhe i PD-së jo. Cila do jetë përplasja?

Berisha: Kjo besoj se jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për Ramën si kryeministër. Duhet të rrëzohet një orë e më parë. Kjo nuk mund të lidhet me një datë, por duhet të vijë një orë e më parë. Zgjedhje nuk mund të ketë në 30 qershor.

Exit mobile version