Berisha publikon videon: Në këtë epidemi, familjeve në nevojë ju presin edhe energjinë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, OSHE, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka kryer aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për 11 familje rome dhe egjiptiane që jetojnë në baraka në zonën pranë Fabrikës së Tullave, Yzberisht, Tiranë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Kjo eshte ndihma ne kete epidemi per familjet ne nevoje!

Ju presin edhe energjine!
I terrorizojne me polici!
Krim i vertet!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

OSHE-ja, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka kryer aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për 11 familje rome dhe egjiptiane që jetojnë në baraka në zonën pranë Fabrikës së Tullave, Yzberisht, Tiranë. Pritej prej ditësh që të ftohej koha që operacioni të ishte më i efektshëm. Ndërkohë, ndërprerja e energjisë elektrike në stinën e dimrit është shkelje e Drejtave të Njeriut.

Exit mobile version