Berisha: Kavaja në kthetrat e mafies, shefi i policisë po bën namin me “mall”

“Kavaja në kthetrat e mafies, krimit dhe drogës!” Ky është konstatimi që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, pas një mesazhi të fortë me emra dhe fakte, dërguar nga një qytetar i Kavajës. “Qytetari dixhital denoncon narko-shefa me uniformë, që drejtojnë trafiqe dhe shpërndajnë drogën. Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha në vijim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kavaja ne kthetrat e mafies, krimit dhe droges!

Qytetari dixhital denoncon narkoshefa me uniforme qe drejtojne trafiqe dhe shperndajne drogen.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Doktor ju uroj shendet si fillim. Jam qytetar i kavajes. Kavaje esht degradu si qytet. Nga nje qytet i besimit dhe tolerances. Ka perfundu ne kete derexhe nga kjo qeverisje.
Doktor shefi i antidroges ne Kavaje Edmond Pjetri me super kriminelin kavajes Tim Celhaka po bojn nomin duke shit mall,duke majt te gjith spacatoret e kavajes me mall. Kan hap edhe dy pika nje mbrapa shkolles Rilindja dhe tjetra perball kafes Mona Liza ku kan kompjutra elektonik qe gjoja jan mbyll nga shteti.

Leket e mallit te xhiros i mbledh punojnsi i policise Amarildo Mema cuni Arben Memes i plotfuqishmi i zones se Synejit te Kavajes. Ka ardh fundi, njerzit kan fryk te flasin se me i krah ke shtetin qe esht kundra dhe krahu tjeter horrat qe bojn ligjin, bashkunojn me njeri tjetrin. Vertetoje doktor kte skandal. Kjo esht ngjarja me Tan Pezen edhe me policet. Tlutem pa emer.

Exit mobile version