Berisha: Gjykatësi i korruptuar kryeson sot KED, për llogari të Edvin Mafisë

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook, se Dvorani, gjykatësi i korruptuar që gjykonte për interesa të xhepit në konflikt interesi, kryeson sot KED, për llogari të Edvin Mafisë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Një delinkuent, që prej gjashtë vitesh dhunon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe merr rrogën, Dvorani që fshehu në veting 100 milionë lekë, pseudogjykatësi që për pesë vite gjykonte në panel me djalin e tezes, gjykatësi i korruptuar që gjykonte për interesa të xhepit në konflikt interesi, kryeson sot, për llogari të Edvin Mafisë, KED.

Vendi i tij eshte para ligjit! Ndiqni videon, e cila dëshmon se si ky delinkuent theu Kushtetutën dhe ligjet për të kapur Edvin Mafia Gjykatën Kushtetuese! s.b

Exit mobile version