Berisha: Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk zbehin luftën çlirimtare të Kosovës

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, akuzat ndaj individëve nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës.

“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut.

Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit”, shkruan Berisha.

Exit mobile version