Bejko takim me biznesin e vogël në Medrese: Pergjysmojmë taksat dhe tarifat vendore.

Kandidati i PD per Tiranen, Roland Bejko ka zhvilluar diten e sotme takime me biznesin e vogel ne zonen e Medresese.Ai ndau me ta programin elektoral per Tiranen dhe u zotua se nen drejtimin e tij, tarifat e taksat vendore do te pergjysmohen. Me poshte statusi i tij ne rrjete sociale:

Takime me biznesin te Medreseja.

Biznesi i vogël është një biznes i ndershëm që meriton të trajtohet me dinjitet, prandaj ne sapo të marrim votëbesimin e qytetarëve, do të ulim me 50% taksat dhe tarifat që ka vendosur bashkia Tiranë.

Sot në takimet që pata me biznese në zonën e Medreses, ju dorëzova personalisht programin që ne kemi për Tiranën 2023- 2027.

Jam shumë i nderuar nga fjalët e mira që dëgjova dhe mbështetjen që mora prej tyre për programin dhe tezat realiste që ne kemi propozuar për të fituar bashkinë Tiranë në 14 Maj.

#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

Exit mobile version