Basha: Veting për politikanët dhe familjarët e tyre

Kryetri i PD, Basha deklaroi se do të kërkojnë në Parlament nisjen e vetingut për politikanët, familjarët dhe ortakët e tyre. Ai tha se kjo është në dobi të të gjithë shoqërisë.

“Më vjen keq që ndërpres seancën e Komisionit për hetimin e masakrës zgjdhore. I uroj punë të mbarë këtij komisioni. Pikërisht në lidhje me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me rrogat e shqiptarëve, me çmimet, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar amendamenetet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëasnshme të kushtetuese të 30 korrikut. Amendamenti kushtetuese me komisionin e venecias të vitit 2018, për vetingun e politikanëve. Për hetimin e pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre. Venecias thotë se i gjithë procesi duhet të parashikohet në kushtetutë. SPAK të marrë përsiper hetimin e çdo deputeti, ministër, kryeministër, për pasurinë, lidhjet me persona të papërshtatshëm me krimin e organiuar, për vetë personat familajrët dhe ortakët e tyre. Hapja rrugë e reformës territoriale për të kthyer shërbimet e munguara për qytetarët. Këto 3 çështje janë përkthyer në draft amandamentesh dhe depozitimi do të bëhet në ditët e ardhshme që janë demokracia, vetingu i politikanëve, reforma territoriale”, tha ai.

Exit mobile version