Basha: Protesta madheshtore, prelud i zgjidhjes politike

Ky miting madhështor është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh ëshë shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje!

Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa.

Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njejrëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do ti mbivendoset verbimit të syve të atij që ëshë kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin.

Por le ti themi po kështu se ora po troket tik-tak tik-tak dhe se cdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, cdo ëndër për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekjke për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh.

Exit mobile version