Basha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseit i vetëm kryeministrit më të korruptuar në Europë

Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, nëpërmjet mediave që kontrollohen prej tij. Basha shprehet se Berisha është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Sipas tij, mashtrimet linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta.

Reagimi i Bashës:

Pasi ia fali zgjedhjet Ramës në 14 Maj, po ashtu edhe në Kamëz me policin e rradhës, Berisha përdor dordolecët e tij mediatik për të më sulmuar mua, ndërkohë që është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Mashtrimet, linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta.
Degradimi i jetës publike, në një rreth vicioz interesash, është një nga arsyet pse Shqipëria është kthyer në një vend të pajetueshëm.
Ne nuk e pranojmë këtë, në veçanti kur akuzuesit janë në prerin e Ramës dhe turpërojnë veten intelektualisht me akuza boshe. Shqipëria meriton më shumë dhe do të ketë më shumë!

Exit mobile version