Basha: Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër!

Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t’ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën.

Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjëshme, shkatërroi shtetin, ekonominë.

Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit që ndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj.

Exit mobile version