Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: Situata po del jashtë kontrollit, qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Shkodër gjatë ditës së sotme, për të qenë afër banorëve në situatën e përmbytjeve në këtë rajon.

Sëbashku me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtues të PD lokale, Basha është ndalur në Shirgj, një nga zonat më të prekura ku ka takuar edhe banorët e dëmtuar nga vëshrimi i ujit sipasojë e reshjeve të mëdha.

Basha fillimisht u njoh me situatën e rënduar nga ana e kryetares së bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që vetë banorët thanë se janë në vështirësi dhe kanë pësuar dëme të mëdha.

“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës të cilët po përballen me një situatë të rëndë dhe me një përkeqësim nga ora në orë. Një situatë e rëndë me përmbytje po dominon hapësirën perëndimore në Lezhë, Fush-Krujë, Durrës, Fier, Vlorë.

Eshtë një situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera siç është pandemia. Shqipëria po vuan një situatë krizash siç është pandemia, siç është tani ajo e përmbytjeve, e cila po na kushtojnë edhe dëme të mëdha ekonomike dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohoet që gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar.

Përbri kësaj duhet të jetë edhe prania reale e atyre që ndihmojnë dhe nuk vijnë thjeshtë dhe vetëm për të vizituar apo për të dhënë mesazhe. Kjo është detyra e shtetit. Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe me përfaqësuesit tanë në zonat e goditura rëndë. Situata nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por duke u përkeqësuar dhe përkundër kësaj duhen marrë masa konkrete dhe masa urgjente.

Masa e parë: duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh. Siç e dëgjuat nga kryetarja e bashkisë sasia e derdhjeve shtesë përtej agregatëve të kaskadës është dyfishuar brenda 24 orëve. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do të vijë duke u përkeqësuar. Përballë kësaj situate duhen marrë masa urgjente. Nuk mjaftohen deklarimet, duhen marrë masa urgjente.

Duhet dislokimi i të gjitha resurseve shtetërore. Duhen marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët po përjtojnë goditje pas goditjesh. Dhe me këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet të bëhet shumë më shumë për të menaxhuar situatën sesa ç’është bërë apo ç’është deklaruar deri tani.

Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës, pranë qytetarëve në gjithë zonat e goditura për të parë si mund të japim kontributin tonë. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar banorët. Ndërkoh bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër, bashkë me autoritetet dhe me përfaqësuesit tanë në këtë zonë do të gjendemi pranë banorëve për të parë çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet për këtë situatë.
Jemi një popull jemi një komunitet i tërë i gjendur përpara kësaj vështirësie dhe i gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për tja dalë mbanë.

Pyetje: A janë të gatshëm ekspertët e Partis Demokratike duke patur parasysh edhe eksperiencën në të kaluarën që ti bashkangjiten atyre të qeveris për ta mirë menaxhuar dhe për ta përballuar këtë situatë të krijuar?

Lulzim Basha: Njerëzit tanë kanë qenë prej orëve të para në terren duke bërë maksimumin e tyre. Unë kam qenë prej tre ditësh në komunikim me kryetaren e bashkisë që në momentin kur IGJEUM-i i dha paralajmërimet e para, ndaj përgjigja e vetme që mund tju jap është që njerëzit tanë po punojnë me mish dhe me shpirt me ato mundësi të kufizuara që ka bashkia me masat të cilat ka marrë që para përkeqësimit të gjëndjes. Siç ju thashë është e gjithë Ultësira Perëndimore në gjendje të tillë dhe detyra kryesore e qeverisë në këto momente është për të bërë gjithcka për të mirë menaxhuar situatën.

Siç iu thashë nuk është koha tani për të bërë politikë, por gjendja mund të menaxhohet shumë më mirë se sa ç’është menaxhuar në këto ditë para dhe nga ana tjetër mund t’iu them se një mirëmenaxhim i gjendjes mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar disa prej dëmeve të shkaktuara deri tani që për fat të mirë deri tani kufizohen në përmbytje, vetëm në përmbytje në dëme ekonomike, përmbytje të tokave të kultivuara por situata po precepiton me shpejtësi ndaj i takon qeverisë të lërë mënjanë çdo lloj propaganda dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat që i takon, është detyra e saj të marrë çdo masë.

Natyrisht Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar banorët e Shkodrës dhe gjithë ultësirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje mjaft të vështirë. Njerëzit tanë ndodhen në terren, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren që në orët e para të mëngjesit, pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura”, u shpreh kreu i opozitës nga Shirgji, ku dëmet nga përmbytjet kanë qenë të mëdha.

Pas zonës së Shirgjit, kryetari Basha i shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtuesit e PD, ishte dhe në Obot ku pa edhe atje situatën e rëndë të përmbytjeve.

“Nuk është situatë e mirë që ndodhemi shpesh këtu. Banorët në dëshpërim total. Ju përgëzoj që keni qenë përkrah banorëve. Do bëjmë ç’mundemi. Tani sapo mbërrita, pashë që po vinin 2 kamionë, nuk e di ndërruan turnin, apo vijnë për herë të parë. E rëndësishme ësthë të jenë këtu. Izolimi i Obotit është shenja e parë e përmbytjes. Nga ana tjetër është treguesi i një mungesë totale e menaxhimit. Duhet të ishin marrë masat që familjet të mos izoloheshin.

E lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë, prandaj jemi afër jush sot. Ju goditeni të parët, përgjegjësinë e ka shteti për t’iu ardhur në ndihmë, por dhe ne do ju ndihmojmë me ç’kemi në dorë. Duhet të bëjmë gjithçka t’ju gjendemi pranë. Nga COVID-19 në përmbytje, mund të ishte menaxhuar më mirë. Tani që situata po precipiton duhen marrë të gjitha masat. Ju i keni në krahë njerëzit tanë. Me gjithçka kemi do jemi pranë jush. Duhet ta theksoj se detyra kryesore është e shtetit të lërë gjithçka tjetër, dhe t’i vijë në ndihmë qytetarëve”, tha Basha.

4 11

Exit mobile version