Basha në Zall Bastar: Qeveria e nesërme paratë nuk do t’i çojë tek oligarkët, por për të hapur punësim…

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar sot me banorët e Zall Bastarit ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe hallet e tyre.

Banorët janë shprehur se nuk kanë marra asnjë ndihmë nga qeveria dhe ndodhen në një gjendje të mjerueshme.

“Nuk do të vijë shteti të më lidhë domatet as më të prashitë tokën, por unë dua përkrahje. Rezervuari plot me ujë atje rri kot, ne nuk kemi ujë. Këtë dua unë, të më shërbejë, të më sjellë ujin.

E di që shteti nuk mbahet pa taksa, po atë pesë lek që ma merr…pse m’i merr kur nuk më sjell ujin!”, është shprehur një nga banorët.

Basha i ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka dhënë një mesazh me video ku zotohet publikisht se qeveria e nesërme që do të drejtohet prej tij, paratë nuk do t’i çojë tek oligarkët, por për të hapur punësim, që ky vend kaq i bukur me njerëz punëtorë të kthehet në një bekim për qytetarët, dhe jo për oligarkët e shefin e tyre për pak kohë.

Exit mobile version