Basha në Sukth: Nëse qeveria mendonte për ju nuk do të ishte shtruar në restorante luksoze, por do të ishte këtu!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në Sukth ku pa nga afër gjendjen e rëndë të familjeve të përmbytura nga shiu. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Basha u shpreh se, shqiptarëve u duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit dhe jo për veten e saj.

“Sot për fat të mirë rreshjet këtu janë pakësuar gjatë ditës, megjithëse gjatë natës më thanë kanë rënë rreshje. Problemi është që kjo situatë po vazhdon dhe duhet urgjentisht duhen marrë masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, pasi siç e the vetë, investimet po t’i kishin bërë, nuk do kishim ardhur në këtë pikë. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë. Premtimet janë dhënë dhe investimet nuk janë bërë.

Fjalë shumë, punë zero apo pak. Dhe faturën e paguani ju. Një faturë të kripur. Kjo është e para. E dyta, që është për mua e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situate, ja siç është kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës.

Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeveris shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve. Kjo është kriminale, është e papranueshme. Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë.

Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’iu vijë ndihma e ujit të pisjhëm, apo me ato që mund të kenë nevojë disa familje, mund të kenë nevojë për medikamente”, tha Basha.

Një nga banorët u shpreh se, situata është shumë e rëndë. E gjithë kjo zonë përmbytet për një turbinë.

Banori: Situata më keq s’ka ku shkon, kemi gati një javë e më shumë me këtë gjendje. Ke qenë këtu jemi taku e kemi bisedu bashkë edhe para tre vitesh, po ama asgjë s’është bërë. Komplet kjo lagje, ka bere investime vetë. Bujqësia është mbi të gjitha për ne këtu. Të gjitha na janë shkatërruar. Sot përmbytet gjithë kjo zonë, për një turbinë, që duheshe vënë. Për një diçka shumë të thjeshtë, një investim shumë i thjeshtë, përmbytet e gjithë zona.

Basha: Kanë ardhur e kanë thënë do bëjmë investime, a kanë bërë?

Banori: Kanë ngelur në mes, edhe argjinatura edhe kanalin. Nuk i kanë përfunduar, për këtë shkak ndodh përmbytja, po të mbyllen punimet, s’ndodh përmbytja. Edhe urën e kemi ndërtuar vetë. Kemi vite që përmbytemi e s’ka masa. Uji nuk pihet, është i ndotur, ka 5 vite që e blejmë vetë. S’po kërkojmë me shpik raketë, po kërkojmë gjëra të thjeshta me jetu.

Banori2: Kemi mbi 10 ditë pa ujë. Askush s ka marrë masa për ne. Premtime na kanë dhënë, asgjë s kanë bërë. Prishet tubi i ujit shkojmë e rregullojmë vetë.  Fatkeqësi e gjithë kësaj zonë është ai tubi atje.

Basha: Sot për fat reshjet janë pakësuar, situata po vazhdon duhen marrë masat për t’u ardh në ndihmë njerëzve. Problemi është që mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë Fjalë shumë e punë zero, apo pak dhe faturën e paguani ju. Është e pafalshme që ndërsa njerëzit janë në këtë situatë, pa ujë të përmbytur ministrat shtrohen në restorantet më luksoze të Emirateve, kjo është kriminale.

Duhet qeveri që të mendoj për njerëzit. Ky vend është i vjedhur. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’ju vijë në ndihmë me ujë të pijshëm. Disa familje mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Kjo është një zonë që sa herë bie shi përmbytet. Me një qeveri që e ka mendjen te ju, ky shtet i ka mundësitë me ju ndihmu. Po të kishte bërë investimin s’do ishte në këtë gjendje. Nëse qeveria do mendonte për ju, s’do shtrohej në darka luksoze. Kudo ku shkoj, është njësoj sikur kam ardhur para 3-4 vjetësh. Thesin e premtimeve e hapin, po njerëzit janë në ujë. Kjo duhet të marrë fund, na duhet qeveri që mendon për njerëzit.

Banori: Zoti na ndihmoftë, se për dorën e shtetit ne jemi të vdekur.

auto Screenshot 31610364343

Exit mobile version