Basha pritet si Kryeministër në Memaliaj

Kryedemokrati Lulzim Basha, është pritur me ovacione në Memaliaj. Qytetarë të shumtë i kanë prerë rrugën dhe kanë uruar liderin demokrat për fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, mes thirrjeve “Rama ik” dhe dy gishtat e ngritura lart, Basha i falënderoi qytetarët për mikpritjen.

“Faleminderit për mikpritjen”, është shprehur kryedemokrati.

Kujtojmë se Basha është pritur me ovacione dhe qytetarë të shumtë edhe në qytete të tjera të vendit, ku përmendim Kavajën, Shkodrën, Lezhën e Vlorën.

Exit mobile version