Basha në Dajç me fëmijët dhe prindërit në shkollën e mbyllur: Do bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin

Turi #potëdëgjoj, Kryetari Basha në Dajç të Shkodrës, viziton fëmijët dhe prindërit e zonës shkollën e mbyllur “Shtjefën Maçi”

Prindrit tregojnë se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër për të ndjekur mësimet.

Fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

Shkolla në Dajç u mbyll këtë vit për shkak të pakësimit të numrit të fëmijëve pas largimit nga Shqipëria të nxënësve dhe familjeve të tyre.

Kryetari Basha: Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve.

Basha: Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqiperisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.

2 10

Exit mobile version