Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Pirro Mani

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të miadh, Pirro Mani.

Mesazhi i ngushëllimit

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!

Exit mobile version