Basha me grupin e PD: Çlirim i qeverisë nga krimi, Vetingu i korruptuar

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhje së grupit parlmentar të Partisë Demokratike deklaroi se është prioritet madhor çlirimi i qeverisë nga krimi.
Në nisje të sesionit të ri kuvendor kreu demokrat mblodhi sot në selinë e PD grupin parlamentar me të cilët duket se është diskutuar strategjia e qëndrimit të opoztës ndaj zhvilimeve të funidt.
Në lidhje me reformen në drejtësi ai tha se të pakten 11 gjyqtarë janë mbjatur jashtë rregullave pas vetingut.
Reforma në drejtësi është e diskredituar, tha ai. Procesi i Vetingut është i korruptuar
Basha i bëri këto deklarata pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.
Ekonomia, është shprehur Basha, po shkon me keq për shkak të korrupsionit.
Në mbledhje, mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur tri shtyllat kryesore ku do të përqendrohet PD gjatë sesionit të ri.
Tri shtyllat konkrete që do të trajtojë opozita janë sistemi i drejtësisë, krimi dhe ekonomia.
“Sesioni i ri parlamentar duhet të nisë me transparencë. Çlirimi i qeverisjes nga krimi është një nga prioritetet. Po ashtu, Reforma në Drejtësi është e diskretuar. Të paktën 11 gjyqtarë janë mbajtur jashtë rregullave, ndërsa vettingu është i korruptuar prej fillimit, pra synohet kapja e KLGJ dhe KLP nga ana e qeverisë. Një tjetër pikë kyçe është ekonomia, e cila po shkon keq prej korrupsionit. Duhen masa për koncesionet korruptive”, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë mbledhjes së grupit.

Exit mobile version