Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, Rama t’i hapë rrugë kërkesës mbarë popullore

Kryesia e PD ka vendosur që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në mbrëmje. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha tha se, vendi është në kushtet grushtit të shtetit.

Basha:  Forumet drejtuese të PD dhe kryetaret e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë, pas kapjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sot e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Ramës për atë që e pret nëse zbardhen dosjet hetimore për të cilat provojnë përmes përgjimeve të prokurorisë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës dhe një grushti politikanësh të kupolës së organizatës së rilindjes për të vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe pastaj për të vazhduar me vjedhjen e zgjedhjeve në 2017.

Në dosjen 184 në përgjimet e Dibrës figuron vetë Rama duke komunikuar me zyrtarë të lartë duke u siguruar që skenari i vjedhjes së votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

Nuk ka njeri në Evropë që Rama ka blerë votat në 2017. Parlamenti është produkt i votës të diktuar nga krimi. Këtë parlament dhe këtë qeveri e ka diktuar krimi. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit. Në këto kushte në vend që t’i hapë rrugë kërkesës mbarë popullore, Edi Rama ka përcaktuar një kurs përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve që ka futur në partinë e tij.

Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor i krimit.

protesta2

Exit mobile version