Basha, bashkëbisedim me tregtarët e Shkodrës: Punojmë për sevap, ka mbaru çdo gjë këtu!

Kryetari i PD, Lulzim Basha sot ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës duke vijuar takimet me tregtarët e qytetit verior, ku është njohur nga afër me problematikat dhe sfida që kalojnë ata.
Nga Shkodra, Lulzim Basha ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë për të luftuar keqqeverisjen e vendit, e cila po varfëron çdo ditë e më tepër shqiptarët.
Bashkëbisedimi me tregtarët
Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në Gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.
Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.
Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.
Basha: E kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.

Tregtarja: Ne jemi pensionist me ndihmu veten. Me 100 mijë lek pension, çfarë kemi me ba? Asgjë. Paguajmë sigurimet kot. Ikin sigurimet kot!
Basha: Në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në Europë mos prisni që të keni xhiro.
Tregtarja: Normale, kjo është. Ka mbaru çdo gjë këtu. S’di ça ka me u ba.
Basha: Çfarë ka për t’u bërë? Të ulet çmimi i naftës, ul çmimin e energjisë, rrit pensionet, ul taksat tuaja. Të ndizen motorrët e ekonomisë. Por së pari duhet të largojmë këtë qeveri që e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë.
Qytetarja invalide: Pensioni nuk po na del as për ilaçe. 1500 lek një kilogram presh. Ça me ble më parë! Frutat s’i shohim me sy. Me këtë pension çfarë me ngrënë, çfarë me pi?!
Basha: Prindi i keq e shkatërron shtëpinë, qeveria e keqe shkatërron vendin.
Qytetarja: Me u çu të tërë e me e heq atë farë!
Basha: Të gjithë bashkë më 16 shkurt!
Qytetarja: Jam kështu (në karrocë invalidi), por atje kisha ardh!

50932731 329414657669611 7905579876059447296 n

 

 

Exit mobile version