Basha: Asnjë bashkëpunim me hijet e së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit

“Asnjë bashkëpunim me hijet e së shkuarës që janë kthyer në simbole të korrupsionit” – kështu u shpreh Basha për “Zërin e Amerikës”.

Lulzim Basha: Shumë prej tyre u afruan, por një pjesë nuk u afruan sepse panë atë që ne refuzuam ta shikonim deri në shpalosjen e ngjarjeve të viteve të fundit. Panë një mungesë sinqeriteti, panë një dyfytyrësi, në diçka që premtohej dhe diçka tjetër bëhej. Panë një dualizëm që tjetër gjë thuaj dhe tjetër gjë bëhej. Të tjera grupe interesi ju premtohej mbështetje dhe përfaqësues të të tjerëve, si me thënë merrnin pushtet. Premtohej qëndrim pa kompromis dhe ndërkohë bëhej kompromis me kompromisaxhinjtë e Edi Ramës. Padiskutim që kjo kohë ka marrë fund dhe duhet të marrë fund për çdo demokrat të vërtetë dhe për çdo shqiptar. Dhe këtu qëllimi ynë është i qartë, largimi me çdo kusht i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij të korruptuar, vjen vetëm përmes një përkushtimi të ri dhe të panjohur. Prandaj kam përjashtuar si jo logjike çdo formë bashkëpunimi me hijet e së shkuarës që vetëm janë kthyer në simbole korrupsioni dhe nuk mund të jenë kamardare shpëtimi as për Partinë Demokratike dhe as për shqiptarët.

Exit mobile version