Barcelona i falet një goli ndaj Las Palmas, katalanasit “presion” Realit kryesues

Barcelona i falet një goli ndaj Las Palmas në La Liga (1-0). Katalanasit zhbllokuan llogaritë në minutën e 19-të me Raphinha, por goli i sulmuesit u konsiderua i parregullt. Mysafirët komplikuan llogaritë, teksa Alvaro Valles la skuadrën me një lojtar më pak në minutën e 24-të.

Ekipi i Xavitmori situatën në dorë dhe ia doli të ndëshkonte portën kundërshtare. Ishte Raphinha që i dhuroi 3 pikë Barcelonës, me golin e tij në të 59-tën.

Barça është në vendin e dytë me 67 pikë, 5 pikë më pak se Real Madrid kryesues që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet për këtë javë.

Exit mobile version