Banorët e Unazës së Re thirrje Ramës: Ka ardhur ora që të largohesh…

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë nga ku kërkojnë anullimin e projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re që sipas tyre është korruptiv dhe dëmton banesat dhe bizneset e tyre.
Ata kërkojnë nga Bashkia që të rikthejnë ndriçimin në zonën e tyre të banimit pasi prej muajsh rrugët i ka mbuluar errësira.
Sipas protestuesve kudo që kanë shkuar dhe këdo që kanë takuar Erion Veliaj, Edi Rama dhe Besa Shahini i kanë përzënë. “Edhe këtu atyre nuk ua mban të vijnë sepse as nëpër ëndërra të mos e kalojnë Unazën e Re jo më të vijnë këtu. Dhe diçka, meqë e ka thënë edhe Rama vetë, t’ju hash atë që s’thuhet banorëve të Unazës së Re”, tha njëri prej banorëve.
Ata shprehën se ka ardhur ora që Edi Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.
“Ne duhet t’i kthejmë popullit shqiptarë mekanizmin e votës ku vendos sovrani dhe jo krimi dhe paraja me të cilën blihen deri më sot”, u shpreh njëri prej protestuesve.
Protestës së banorëve të Unazës së Re i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili u shpreh se, më datë 16 shkurt populli do të vendosë me protestën e tij për largimin e Edi Ramës nga qeveria.

Exit mobile version