Bankat të pasigurta në Shqipëri, transferojnë miliarda euro jashtë vendit

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Bankat nuk kanë besim të investojnë në ekonominë shqiptare, por preferojnë t’i transferojnë paratë e tyre jashtë Shqipërisë. Statistikat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm vitin e kaluar bankat transferuan jashtë vendit rreth 50 miliardë lekë ose mbi 370 milionë euro. Këto janë vetëm paratë e transferuara gjatë vitit të kaluar, pasi në total stoku i investimeve që bankat kanë nxjerrë jashtë ka arritur në 364.1 miliardë lekë ose mbi 2.7 miliardë euro. Kjo është sa 35 për qind e aseteve totale të sistemit financiar dhe krahasuar me vitin 2015, stoku i investimeve jashtë është rritur me 15.3 për qind.
Bankat nuk kanë besim të kreditojnë biznesin vendas sepse druhen që këto para mund të mos u kthehen më mbrapsht për shkak të nivelit të lartë të kredive me probleme. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, kreditë e këqija prej disa vitesh qëndrojnë rreth nivelit 20 për qind të totalit, pavarësisht se gjatë dy viteve të fundit bankat kanë fshirë mbi 35 miliardë lekë hua të humbura. Paralelisht kërkesa për kredi mbetet e ulët. Ekspertët thonë se projektet e mëdha janë të stopuara. Biznesi i madh ndodhet në vështirësi ndaj në këto kushte bankat kërkojnë tregje të reja dhe mundësi të reja përfitimi.
Pjesa më e madhe e parave të transferuara jashtë janë depozita në bankat mëma ose investime në letra me vlerë të qeverive të huaja. Por në dy vitet e fundit, bankat shqiptare kanë filluar të japin kredi për bizneset e huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë, në shtator të vitit të kaluar, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset e huaja arriti në 93.7 miliardë lekë. Kjo është sa 17.2 për qind e totalit të kredisë në Shqipëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa më e madhe e këtyre kredive janë dhënë për bizneset e vendeve fqinje si Maqedoni apo Kosovë.

Exit mobile version