Avokatja e “Aleancës për Teatrin” padit Veliajn në SPAK, a do të merret i pandehur skuthi i Bashkisë?

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u drejtuar sërish këtë të Mërkurë në dyert e SPAK. Avokatja e “Aleancës”, Adriana Kalaja depozitoi në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo e akuzon kryebashkiakun me akuzën se ka shpifur ndaj saj.

Gjithçka ka ndodhur një ditë pas intervistës në së Kalasë në një nga televizionet shqiptare, lidhur me vendimin e Kushtetueses për Teatrin. Veliaj është shprehur se, Kalaja është dënuar për mashtrim. Kjo e fundit, duke folur për mediat lidhur me padinë për shpifje ndaj Veliajt, e sfidoi kryebashkiakun të publikojë vendimin e Gjykatës që vërteton pretendimin e tij.

“Pas datës 2 korrik ka nisur të sulmojë ndaj gjithë Aleancës sepse fitorja e 2 korrikut ka bërë që Erion Veliaj të dijë mirë përfundimin e kësaj gjëje. Një ditë pas intervistës sime, ai tha se, “përfaqësuesja e Aleancës është e dënuar për mashtrim”.

Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj bën publike dhe kur nxjerr një mizë nga zyra, ndaj e dimë shumë mirë se po të kishte një vendim gjykate do e nxirrte. Ne kemi bërë të gjithë veprimet tona, para dhe pas datës 17 maj, kemi ardhur në dyert e drejtësisë, kemi treguar dhe argumentuar të gjithë veprat penale që ka kryer Erion Veliaj. Ndryshe nga ne, ai është një burracak, shpif në sy të opinionit, duke dashur, jo vetëm të ulë nivelin e integritetit tim moral dhe të ulë figurën time në sytë e mbështetësve, duke e bërë që ne jemi njësoj si të tjerët.

Në këto kushte unë e kam argumentuar dhe e konsideroj si shpifje ndaj personit tim por që nuk cënon vetëm integritetin tim por edhe të kauzës. Pres që shumë shpejt që Gjykata të marrë vendimin e duhur pasi i kam bërë dy pyetje Veliajt: Vendimin e Gjykatës për dënimin dhe pse nuk e publikon? Jam e bindur që Gjykata do të marrë vendimin e duhur”, tha ajo.

640 0 60eea213f3264

Exit mobile version