Avokati i njohur: Po vdesim nga gazi helmues 1 km larg, helm edhe ndaj fëmijëve dhe të sëmurëve me zemër!

Avokati i njohur Altin Goxhaj shprehet në një video se gazi helmues i hedhur nga Garda me urdhër të Ramës po jep efekte 1 km larg parlamentit. “Po vdesim nga gazi helmues 1 km larg! Mendo sa gaz helmues kanë hedhur kundër popullit të Tiranës, fëmijëve dhe të sëmurëve me zemër. KY ËSHTË HELMIM MASIV I POPULLSISË!”, shkruan Goxhaj.
Dhjetëra protestues dhe qytetarë të zakonshëm kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmit të policisë dhe Gardës. Dhjetëra qytetarë të ndodhur edhe në lokalet pranë parlamentit kanë mbetur të plagosur.

Exit mobile version