Austria vendos ndalimin e burkës

Mbulimi i plotë i grave në vende publike do të dënohet në Austri me gjobë. Parlamenti në Vjenë konfirmoi ligjin që kishte vendosur qeveria që në muajin mars. Koalicioni midis Partisë Social-Demokrate (SPW) dhe Partisë Konservatore (WVP) votuan pas turbulencave të shumta për paketen e integrimit.
Dënimi për gratë që të mbajnë burka në vendet publike do të jetë 150 euro, ky ligj do të hyjë në fuqi nga muaji tetor. Ligji është kundërshtuar ashpër nga Partia e Gjelbër dhe nga partia e djathtë FPW. Për këto të fundit ligji duhej të ishte edhe më rigoroz. Organizatat jo qeveritare, si dhe kisha janë kundër këtij vendimi dhe mendojnë se ndalimi nuk është zgjidhja e këtij problemi.

Kurse për gjuhën dhe për vlerat, si dhe parapërgatitje për punë
Ligji kundër mbulimit me burka është pjesë e paketës për integrim, në të cilin bën pjesë edhe ndalimi i përhapjes së Kuranit. Kjo masë e fundit shpresohet të jetë një hap i rëndësishëm për të ndaluar përhapjen e mendimeve radikale nga salafistët.
Ligji gjithashtu parashikon edhe një detyrim për të gjithë që shkojnë një vit në kurse integrimi, për të mësuar gjuhën dhe vlerat e shoqërisë. Ky vendim vlen për refugjatët që kanë marrë leje qëndrimi dhe për ata që kanë mundësi reale për marrjen e lejes së qëndrimit. Po ashtu të gjithë refugjatët do të detyrohen të bëjnë punë të papaguar në komunitet. Me këto masa migrantët do të përgatiten për tregun e punës në Austri.

Exit mobile version