Arda Turan, gati rikthimi në Turqi

Tashmë është e sigurt. Barcelona do të shesë Arda Turan. Siç raporton e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” vazhdojnë kontaktet me Galatasaray-n për shitjen e mesfushorit. Klubi turk preferon ta rikthejë në atdhe me formulën e huazimit, por katalanasit duan vetëm shitjen përfundimtare të kartonit të Turan.
Sevilla ka tashmë në dorë Simon Kjaer që në javët e kaluara ishte përfolur për një kalim të mundshëm te Milani. Siç sigurojnë burime brenda klubit spanjoll lojtari është gati të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin andaluzian. Në këmbim të kartonit të tij Fenerbahçes do t’i paguhen 10 milionë euro.

Exit mobile version