“Amnistia ishte “provë gjenerale’”, Alibeaj: SPAK po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj në konferencën për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi, deklaroi se Projekt Rezoluta erdhi në këtë kohë sepse “laku” i SPAK ka shkuar deri në nivelet e larta të qeverisë.

“I vetmi që nuk ka shkuar në dyert e SPAK është Rama. Me hapa të vegjël e të sigurt SPAK po ecën drejt majës së qeverisë më të korruptuar të këtij shteti. Laku ka shkuar te ai. Kjo është përgjigja pse tani? Ka edhe një përgjigje tjetër.
Një muaj më parë Parlamenti rreth 110 vota bënë provën gjeneralë se mund të marrin reforma ligjore në rastin e Amnistisë. U hap një dritare që mund të përfitonin shumë të dënuar nga SPAK dhe GJKKO.
I mbani mend përbetimet e Manjës.
Media brenda një muaji ka raportuar pikërisht se së paku 100 subjekte të dënuar nga SPAK-GJKKO që përfituan nga amnistia. Nga të cilët, sipas medias 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, 60 të dënuar për korrupsion shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera, kanë përfituar edhe gjyqtarë të dënuar.

Një front i tërë anti-SPAK nxirret nga burgu dhe dekurajon Prokurorinë e Përgjithshme. Hapi i fundit ishte ai i djeshmi me Projekt Rezolutën”, tha Alibeaj.

Exit mobile version