Aksioni i SPAK/ Vihet në pranga biznesmeni, i afërm i Pëllumb Gjokës, dyshohet se është përfshirë në veprimtari kriminale

Policia ka vendosur në pranga biznesmenin Mir Bruli nga Velipoja, në kuadër të megaoperacionit me urdhër të SPAK, që lëshoi 50 urdhër-arreste.

Biznesmeni Mir Bruli dyshohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale. Ai është i afërm i biznemenit Pëllumb Gjoka, i cili është vendosur në pranga si pjesë e dosjes Metamorfoza.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Ai është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Exit mobile version