Aksidentohet në Ulqin autobusi i linjës Durrës-Itali

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ulqin të Malit të Zi.

Një autobus shqiptar i linjës Durrës-Itali ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Shkak dyshohet të jetë bërë përgjumja dhe lodhja e shoferit.

Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Sakaq, pasagjerët të gjithë shqiptarë, janë transportuar në Shqipëri me një tjetër autobus të linjës.

Exit mobile version