Agjenti i yllit të Interit qetëson tifozët: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, respektojmë kontratën

epa09802167 Inter Milan?s Lautaro Martinez (R) jubilates with his teammate Nicolo? Barella after scoring a goal during the Italian serie A soccer match between FC Inter and Salernitana at Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 04 March 2022. EPA-EFE/MATTEO BAZZI

Te Interi nuk duhet të frikësohen aspak për të ardhmen e Lautaros. Ka qenë agjenti i sulmuesit zikaltër, Alejandro Camano, që ka qetësuar tifozët.

“Ne e jemi gjithmonë në kontakt me drejtuesit, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Sa kohë deri në rinovimin? Lautaro ka kontratë deri në vitin 2026! Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Interin, ai është kapiten.

Tani e rëndësishme është të arrihen objektivat e Interit dhe të kënaqen tifozët. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e Lautaros dhe Interit së bashku. Nuk ka nxitim, të gjithë jemi absolutisht të qetë” – tha ai.

Exit mobile version