Administrata në fushatë, shkarkohet drejtori i ISSH dhe drejtoresha e MAS

Drejtori i ISSH-së në Korçë, Ilir Bajlozi është shkarkuar dje nga detyra. Ministrja e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha, ka firmosur urdhrin e shkarkimit me motivacionin se Bajlozi nuk mori masa për të penguar përfshirjen e administratës në fushatë elektorale. Bajlozit i ishte kërkuar të largonte nga detyra, Luiza Qipon, përgjegjëse e ISSH-së në Ersekë, e cila përdori zyrën e shtetit për fushatë zgjedhore. “Qipo uzurpoi zyrat e shtetit në favor të një partie politike”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë, ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të Ornela Kolekës, me detyrë drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e Kolekës në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit, sqaron MAS në një njoftim zyrtar.
“Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Arsimit.

Exit mobile version