4 liderët e rajonit refuzuan Ramën, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrave të rajonit që u zhvillua në Durrës, të cilin e cilësoi një ‘gjysmë takim’.
Për ish-kryeministrin Berisha, mungesa e 4 prej liderëve të rajonit tregoi hapur se ata nuk donin t’i bashkoheshin tryezës së narkoqeveritarit shqiptar.
Postimi i ish-Kryeministri Berisha në Facebook
Më pak se gjysmë takimi!
Miq, takimet multilaterale janë të dobishme, por kur nga 7 kryeministra të ftuar 4 nuk “gjejnë” dot kohë për të ardhur, janë pa kuorum dhe më shumë se dështim.
Kjo veçanërisht kur nga 3 të pranishëm 2 janë shqiptarë. Le t’i themi faleminderit kryeministrit të Malit të Zi se përndryshe do kishim një takim thjesht ndërshqiptar.
Natyrisht ky bojkot ka vetëm një shkak: munguan se nuk deshën t’ u ngjiten pleshta në narkoshtetin e Norieges, i vetëm në Europë dhe në botë! sb

rama1449681838

Exit mobile version