32 vjet nga varja e poetit me firmën e babait të Ramës, bashkëshortja i kërkon SPAK hapjen e dosjes

Sot shënohet 32-vjetori i vdekjes së ish-poetit Havzi Nela, i cili u var nga autoritetet diktatoriale komuniste në 10 gusht të vitit 1988. Një nga firmëtarët për varjen në litar të poetit ishte edhe babai i kryeministrit Edi Rama.

Në këtë datë historike, bashkëshortja e tij Ladije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ajo shprehet se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgun e Burrelit, të Spacit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut.

Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpine muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

auto havzi nela death penalty copia1597049647

Exit mobile version