3.4 milionë eurot në Toyota Yaris/ Belgjika shpall në kërkim dy persona

Pasi kanë vizituar Tiranën në kuadër të një hetimi për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në një makinë Toyota në portin e Durrësit, autoritetet belge kanë bërë një njoftim ditën e sotme.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, policia federale belge është në kërkim të dy shqiptarëve të rrezikshëm, Alfred dhe Elvis Vladi.

Ja çfarë shkruan një prej gazetave më të mëdha belge, HLN

“Si pjesë e një hetimi gjyqësor pas zbulimit të rreth 3.5 milionë eurove në Shqipëri në pjesën e brendshme të një makine të dorës së dytë nga Belgjika, policia federale belge po kërkon për dy shqiptarë. Sot, policia shpërndau mesazhin e hetimit për Alfred dhe Elvis Vladin. Të dy mund të jenë të rrezikshëm”.

“Më 24 qershor 2018, një kamion shqiptar u kontrollua nga autoritetet e drejtësisë në portin e Durrësit në Shqipëri. Në kamion ishin nëntë vetura, kryesisht nga Belgjika.

Autoritetet shqiptare zbuluan një total prej 3.366.700 eurosh dhe 80 mijë franga zvicerane në pjesën e brendshme të dy makinave.

Policia po heton faktet për këta dy persona në kuadër të hetimit gjyqësor: Alfred Vladi, 33 vjeç dhe Elvis Vladi, 39 vjeç. Të dy burrat- kushërinj- kanë kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre, mund të kontaktojë hetuesit në numrin falas 0800/30300 ose të dërgojë mesazhe tek adresë prospector@police.belgium.eu. Garantohet anonimati”.

Për çështjen në fjalë, para se makinat të kapeshin në Durrës, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi në Parlament se pritësi i dy Toytave me 3.4 milionë euro ishte Taulant Balla.

 

Exit mobile version