Tronditet Durrësi, hidhet në erë me tritol makina e një polici

Hidhet në erë me tritol makina e një polici në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa bëhet e ditur se, makina ishte në pronësi shtetasit Lulëzim Kastratit, i cili ishte dhe “i plotfuqishmi” i lagjes 17 në qytetin bregdetar.

Për fat të mirë nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në polici, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Burimet policore njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, ku dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K., punonjës policie.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Exit mobile version