Nga korrupsioni tek kërcënimet dhe brutaliteti i bashkëshortit ndaj mediave, kush është ish-zv.ministrja e arrestuar

Gjykata ka vendosur në “arrest shtëpie” ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda si dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të treja nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çështja i përket periudhës kur Voda ka qenë në detyrën e zëvendësministres së Brendshme, deri në korrik të vitit të shkuar.

Sipas SPAK, dyshohet se ajo “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

Por Voda u bë e famshme para dy vitesh për shkak të bashkëshortit, Aurel Voda. Ky i fundit sulmoi mediat dhe deklaroi se nuk i plaste k… për negociatat.

Duke komentuar në një shkrim ku flitej për mos-hapjen e negociatave dhe mundësinë e protestave nga opozita, Voda shkruante: “Na plasi k…”.

Pasi mediat u morën gjerësisht me lajmin, ai i sulmoi ashpër me fyerje: “Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm të pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetarë. Po iu them se iu shkër*ej tanë ropt e shpisë pik.alëve, pik.comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku t’i keni”, shkruante Voda në statusin e tij në formë reagimi ndaj lajmeve për komentin e tij të bujshëm për negociatat.

Voda u shkarkua nga posti që mbante si drejtues i Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor. Ai më pas kërkoi ndjesë për shpërthimet e tij banale.

Exit mobile version