Sokol Olldashi: LSI e PS, janë Partia e Punës!

Sokol Olldashi në vitin 2013 gjatë fushatës për kryetar të PD, pati deklaruar në Lezhë:

“Koalicioni i 1 prillit, mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, riktheu partinë e vjetër të punës. 1 prilli ishte rithemelimi i Partisë së Punës. Nga ky moment, ne duhet të fokusojmë si kundërshtarin tonë politik, ish partinë e vjetër të punës, pra do të thotë Partinë Socialiste dhe LSI-në bashkë. Pra do të thotë, banditët e PS-së dhe hajdutët e LSI-së, të gjithë bashkë. Duhet t’i fokusojmë dhe t’i godasim me të gjithë fuqinë tonë politike. Skena politike në Shqipëri nuk ka tre pole, ka dy. Ka ish partinë e vjetër të punës, dhe opozitën e Partisë Demokratike. Ky është një kufi i qartë të cilin duhet ta vendosim menjëherë”.