Ballina Top 3 A ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!

A ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!

Ajo që po ndodh në PD, për fatin e keq të PD,  dëshmon, se të gjithë ata që sot, kërkojnë largime duke insistuar në veçanti vetëm në largimin e kryetarit Basha dhe po ashtu dalin me ide bashkimi, sipas të gjitha gjasave nuk janë fare të interesuar për fatin e këtij subjekti politik, por fatin e tyre duan ta lidhin me këtë logo si mundësi për të mbajtur pushtet, për të qenë në pushtet dhe pse jo edhe për të marrë të gjitha të mirat që burojnë nga pushteti, sidomos në një vend si Shqipëria!

Thuajse, ndjej neveri, kur po dëgjoj disa deputet, që ishin në Kuvendin e dhjetorit të PD, që me diskutimet e tyre pranuan ndryshimet në statut duke votuar edhe për vendime historike dhe me kosto që janë marrë, që deri dje ishin në pamje të parë proamerikan, e sot, thonë se “ne nuk kemi besuar tek Non Gratat, se ato i ka bërë Rama dhe nuk është vendim i SHBA-ve”! Ky qëndrim është fillim e mbarim antiamerikan

Dikush mendon se a kanë koherencë këta? A duhet të kenë koherencë? A janë të njëjtët? A kanë moral? Dy të parat tashmë i kanë tradhtuar e ndërsa përsa i përket të fundit as nuk duhet ta hedhim në diskutim, sepse morali është përjashtuar me kohë nga politika shqiptare e po ashtu edhe nga shumica e politikanëve tanë!

Po çfarë ndodhi që këta ndryshuan si nata me ditën pas 6 marsit me atë që thoshin, mbronin e deklaronin para 6 marsi? A thua me të vërtetë këtu ju dhimbset PD, apo e kanë mendjen tek pushteti? Deri para 6 marsit, flisnin si amerikan të flaktë, sepse menduan se Amerika e ka seriozisht me Non Grata, dhe thuajse në ndenj frikë, nuk e grinin zërin, nuk jepnin intervista kundër qëndrimeve të qarta të ambasadores e po ashtu edhe të DASH! Pas, 6 marsit, për të qëndruar përsëri në pushtet, për tu bërë me forcën, po sulmojnë ashpër vetëm Bashën, duke i lënë çdo gjë mbi supe dhe kështu vetë tentojnë të perufikohen dhe po ashtu të bëjnë ” mea culpa” me shpresën, se Non Grata do i pranojnë në gjirin e tyre!

Situata, aktuale ka ndryshuar në pamje të parë, sepse Ukraina është në luftë dhe kështu vëmendja e SHBA është totalisht e përqendruar tek kjo çështje! Por, a e kanë harruar amerikanët Non Grata? A po bëjnë kthim mbrapa më qëndrimet e tyre kundër atyre që i kanë shpallur tashmë Non Grata në Shqipëri? Nëse, disa tek PD sot, tek ish PD dje besojnë se po aministohen dhe po lihen në harresë nga vëmendja e SHBA-ve? Gabohen shumë! Ngjarjet e Ukrainës janë një arsye më shumë që SHBA-të jenë më të vendosura se kurrë në lidhje me vendimet e marra tashme me Non Gratat në Shqipëri, por jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë edhe reagime të tjera në të njëjtën linjë.

PD, demokratët në veçanti, partitë e tjera si dhe shqiptarët, në një moment të ujërave të trazuar si këto që po përjetojmë, ku në horizont nuk përjashtohen edhe strazira të tjera në Ballkan dhe në Europë, duhet të dëshmojmë si asnjëherë më parë një linjë proamerikane, të pa lëkundur dhe po ashtu edhe të vendosur. Deputetët e Republikës Shqipërisë dhe më shumë ata që kanë dalë nën logon e PD, ka ardhur momenti që të mos bëjnë lojëra ekuilibrash për një pakice pushteti, por të jenë besnik ndaj Statut të PD që respekton frymën e partneritetit strategjik me SHBA, po ashtu edhe të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare, ku padyshim më  e rëndësishmja është ajo e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Exit mobile version