Ballina Kryesore Basha bën deklaratën e fortë: 3 deputetë të PS në komision janë...

Basha bën deklaratën e fortë: 3 deputetë të PS në komision janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një tjetër denoncim të fortë, nga selia blu.

Basha tha se tre anëtarë socialistë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët janë të përfshirë në aferën prej 430 milionë eurosh.

Kjo është arsyeja kryesore pse u urdhërua mbyllja e komisionit para dy javësh, pse gjatë kësaj jave anëtarët e PS kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në komision të anëtarëve të komisioneve për inceneratorët. Janë njerëz relativisht të thjeshtë, nuk janë ministra apo drejtorë me makina lukso. Janë njerëz të thjeshtë, që të vënë para të vërtetës së dhimbshme, ka rrezik të tregojnë të vërtetën para shqiptarëve. E vërteta është se shqiptarëve u janë vjedhur 430 milionë euro dhe këta janë detyruar të firmosin kundër ligjit. Që të mos tregojnë faktet, kolegët socialistë në komision kanë marrë përsipër të pengojnë ardhjen e atyre në komisionin hetimor, dhe kur vjen ndokush, të bëjnë zhurmuesin. Tre nga anëtarët socialistë të komisionit janë në konflikt interesi, pra janë të përfshirë vetë në etapa të ndryshme të aferës së inceneratorëve.

 

 

Exit mobile version