“Shyqyr që ke ardhë me vajza e djem të rinj, jo me burra të vjetër”/ Pas hapjes së fushatës, Basha ecën në rrugët e Shkodrës (VIDEO)

Pas takimit hapës të fushatës, kryetari i PD, Lulzim Basha, shoqëruar nga kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, si dhe drejtues e deputetë të PD në këtë qark, ka shëtitur nëpër rrugët e qytetit ku ka takuar dhe është përshëndetur me shumë qytetarë shkodranë.

Qytetarët nuk e kursyen mbështetjën për PD dhe kandidatin e PD, Xhemal Bushati.

“Shyqyr që ke ardhë me vajza e djem të rinj, jo me burra të vjetër”, – i tha Bashës një prej qytetarëve.

Basha ishte i shoqëruar edhe nga drejtues të PD, deputetë e qytetarë të shumtë kreu demokrat ka qëndruar për minuta.