Ballina Aktualitet 16 dhjetori duhet shpallur festë kombëtare dhe…

16 dhjetori duhet shpallur festë kombëtare dhe…

1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
2. Koha e ankimimit që është 7 ditë u bë një ditë,- 16 dhjetor.
3. Përcaktohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor, ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
4. Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
5. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor.
6. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor!
7. Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor.
8. Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor.
9. Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë.

10. Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
11. Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
12. Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës brenda datës 16 dhjetor.
13. APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
14. Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
15. Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
16. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
17. Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!

Pas këtij aksioni perfekt…

16 dhjetori duhet shpallur festë Kombetare dhe meqë Shqipëria për një periudhë dy vjeçare është dhe anëtare e përkohshme e Keshillit të Sigurimit duhen bërë përpjekje që 16 dhjetori të shpallet dita ndërkombëtare e luftës ndaj burokracisë!

Pas këtij rasti është e çuditshme se si raporti “Doing Business” i Bankës Botërore nuk e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë! Sigurisht janë të korruptuar!

Nga Lutfi Dervishi

Exit mobile version