Ballina Kryesore Video/ Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Kjo ëndërr e bukur...

Video/ Basha uron 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit, një shteti me institucione të konsoliduara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i PD-së ka publikuar një video nga dita e Pavarësisë në Kosovë ku shihen qytetarët duke festuar. Ai shkruan se kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë. Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.

Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik. Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vëllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian. Gëzuar Kosovë e dashur!” – shkruan Basha në facebook.

Exit mobile version