“Koha na dha të drejtë”/ Basha për Reformën Territoriale: Pres me padurim ecjen përpara të këtij procesi. Të bashkojmë shpresat për një të ardhme më të mirë këtu!

Partia Demokratike në bashkëpunim me KAS, zhvilluan diten e sotme një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se  kjo tryezë është një fillim i mbarë duke bërë thirrje për reflektim dhe me besim të madh duke bashkuar shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu.

Basha tha se PD dhe ai pret me padurim ecjen perpara të këtij procesi.

Vullneti juaj politike ka bërë të mundur krijimin e këtij komisioni, unë e di që puna në komision nuk do të jetë e lehtë përkundrazi do të kemi vizione antagoniste përballë njëri tjetrit por koha na ka dhënë të drejtë. Koha ka provuar se 2015 ishte katastrofe për qytetaret ndaj një thirrje për reflektim si dhe me besim të madh duke bashkuar energjitë dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve për një jetë më të mirë për aty ku jeton dhe veprojnë. Jam i bindur se kjo tavoline e parë dhe kjo tryeze e parë është një fillim i mbarë, koha nuk pret ndaj me padurim pres dhe mbështes dhe do të mbështesim si Parti Demokratike si opozitë ecjen përpara të këtij procesi në të gjithë hapësirën publike jo vetëm në atë parlamentare ku besoj se të enjten e ardhshme do të kalojmë anëtarët e komisionit dhe komisioni do të nis menjëherë nga puna por kudo nga jugu në veri dhe nga lindja ne perëndim dhe këtu në kryeqendrën e kombit dhe të vendit ku pasojat e centralizimit janë më të dukshme dhe më të dhimbshme madje edhe se në periferi të vendit.